Dibër/ Mbante armë zjarri në shtëpi, 15-vjeçari plagos aksidentalisht nënën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dibër/ Mbante armë zjarri në shtëpi, 15-vjeçari plagos aksidentalisht nënën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marten ë Dibër. Raportohet se një 15-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.

 

Ngjarja e rëndë është regjistruar në shtëpinë e të miturit, në fshatin Selishtë të Dibrës. 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat ndërsa nëna e tij, Sh.L., rreth 46 vjeç po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se 46-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.

 

Advertisement

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

 

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy