Digjet banesa dy katëshe në zonën e Mokrës/ Babë e bir mbeten të pastrehë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet banesa dy katëshe në zonën e Mokrës/ Babë e bir mbeten të pastrehë

Një banesë 2 katëshe përfshihet nga flakët në fshatin Slabinjë, të Njësisë Administrative Proptisht, bashkia Pogradec.

 

Burimet e siguruara thanë se në këtë pallat banonin 2 familje që përbëheshin nga 8 anëtarë. Të njëjtat burime thanë se, nga flakët janë djegur plotësisht, të dy apartamentet duke lënë të pastrehë 8 pjestarët e dy familjeve, babë e bir.

 

Advertisement

Kanë qenë banorët e fshatit ata që janë munduar të shuanin flakët e zjarrit me mjete rrethanore dhe e kanë pasur të pamundur të bënin një gjë të tillë.

 

Shërbimi zjarrfikës edhe për shkak të largësisë së madhe nga qyteti i Pogradecit, nuk ka arritur të shkojë në kohën e duhur. Bashkia ka dërguar në këtë fshat administratorin e kësaj njësie, për të parë dëmet e shkaktuara me qëllim, për të kryer më vonë ndërhyrjen në pallatin e djegur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy