Dita e Rinisë/ T’i jepet fund korrupsionit dhe padrejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e Rinisë/ T’i jepet fund korrupsionit dhe padrejtësisë

Në ditën e Rinisë, studentja e sociologjisë Revjola Kullsi kërkon që t’i jepet fund korrupsionit dhe pasdrejtësisë në vend. Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve ajo e ka projektuar jetën e saj në Itali.

 

 

REVJOLA KULLSI

Advertisement

STUDENTE

Më duhet të largohem, të emigroj. Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë, të ndërmerren politika, duhet të merren masa që të rinjtë shqiptarë të zgjedhin të rrinë një vendin e tyre dhe pse jo dhe emigrantët të kthehen se nuk ka më mirë se vendi yt. Duhet të zhduket korrupsioni, të mos cënohet liria e tjetrit.

 

 

Advertisement

Por sa e njohin të rinjte 8 dhjetorin dhe çfarë nënkupton kjo datë për to?

 

 

TË RINJTË

Advertisement

 

8 dhjetori është dita e rinisë, unë si i ri e festoj këtë ditë dhe këtë vit ka pasur shumë aktivitete të ndryshme për rininë, janë mbi 100 aktivitete. Kjo është mbyllja më e mirë që mund të bëhej për këtë vit.

 

Ishe në dijeni që 8 dhjetori është dita e rinisë?

Advertisement

Po

Çfarë di për këtë ditë?

Nuk di shumë të them të drejtën.

Di që është dita kur të rinjtë festojnë, bashkia organizon aktivitete në të gjitha disiplinat. Duhet vlerësuar shumë që kemi gjithë këtë liri.

Advertisement

 

 

Për sociologen Eris Dhamo, ndryshimi i sistemit është një dhuratë për të rinjtë. Sipas saj, kjo ditë duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë.

 

Advertisement

 

ERIS DHAMO

SOCIOLOGE

 

Advertisement

“Ndoshta edhe ne kemi pritshmëri të larta për rininë, çka do të thotë se ne presim 8 dhjetorin dhe atë vrullin e 1991 por sigurisht ndrushimet nuk ndodhin kaq shpesh. Ndryshimi I sistemit politik atyre u ka ardhur, të rinjtë e sotëm kanë lindur në një system ku demokracia ishte nje normë dhe vlerë e gjithëpranueshme. Nuk ka të njëjtën ndjeshmëri me disa breza më parë. Nuk është se I kemi edukuar me pushtetin që ata kanë.”

 

 

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy