“Do bëjmë revolucion antikorrupsion”/ Meta: Rama do nxjerri kartelën e psikiatrisë për tu justifikuar, Lulushi ishte i shitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do bëjmë revolucion antikorrupsion”/ Meta: Rama do nxjerri kartelën e psikiatrisë për tu justifikuar, Lulushi ishte i shitur

Ilir Meta, shfrytëzoi mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, për të bërë publik tre objektivat dhe pikat ku do të orientohen e gjitha puna e partisë.

 

Sipas tij, revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë dhe përgatitja për qeverisje janë tre cështjet më të rëndësishme për të cilat do të punojë aid he të gjithë intelektualet që janë duke punuar me Partinë e Lirisë si Agim Nesho, Petraq Nushi etj.

 

Advertisement

 “Në Partinë e re të Lirisë kemi përsëri shqiponjën se jemi popull luanësh, shqiponjash. Do të punojmë në tre drejtime: revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe e treta, qeverisa e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat kryesore, përgatitja për qeverisjen do të jetë e imja e Neshos, e shumë ekspertëve dhe intelektualeve që do të bashkohen në këtë ndërmarrje të rëndësishme.”

 

Meta e fokusoi fjalën e tij në vazhdim tek sulmet ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, të cilin e akuzoi se po vjedh vendin.

 

Advertisement

Kreu i Partisë së Lirisë akuzoi qeverinë, dhe kryeministrin Edi Rama më konkretisht se po vjedh vendin.

 

“Ky çdo sekondë vjedh. Kudo, në të gjitha bashkitë. Keni ndonjë këshilltar në 60 bashki? Do filloni ta bëni. Revolucioni anti-korrupsion do të ketë edhe një strukturë anti-korrupsion… Do të nxjerrë kartelën, jam me kartelë do thotë. Kam qenë në psikiatri. Ju e keni ditur dhe ju vetë më vutë, unë jam një njeri i pafajshëm. Shikoni nepotizmin e doganave. As 20 për qind të të ardhurave nuk mblidhen sepse kanë krijuar monopolet e vjedhjes së shqiptarëve.”

 

Advertisement

Meta shtoi sh-kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një opozitë fasadë, duke bashkëpunuar me pushtetin.

 

Ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy