Do hiqet Roaming BE-Ballkan/ Marrëveshja pritet të firmoset në samitin e 6 dhjetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do hiqet Roaming BE-Ballkan/ Marrëveshja pritet të firmoset në samitin e 6 dhjetorit

Një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në samit është nisja e procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit të Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

 

Ky angazhim i Këshillit të  Bashkëpunimit Rajonal që vjen pas takimeve të zhvilluara mes operatorëve celularë nga BE dhe BP, pritet të hedhë hapat e parë në ditën kur liderit e Evropës dhe Ballkanit të mblidhen në Tiranë. Për aq kohë sa ky proces është kompleks pasi kërkon bashkëpunimin e operatorëve celularë që funksionojnë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, fillimisht do të synohet një reduktim i tarifës romaning përgjatë vitit të ardhshëm.

 

Advertisement

Përmbajtja e marrëveshjes në funksion të lëvizjes së lirë të qytetarëve pritet të zyrtarizohet të martën e 6 dhjetorit.

 

Tre ditë nga samiti BE-BP, përgatitjet e para kanë nisur me mbjelljen e luleve dhe larjen e xhamave të Pallatit të Kongreseve, aty ku do të qëndrojnë mediat dhe do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidenteve të Komisionit dhe Këshillit Evropian, Ursula Von Der Lyen dhe Charles Michel.

 

Advertisement

Në tryezën e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor nuk do të ulet presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Deri më tani është deklaruar se nuk do të marrë pjesë. Arsyeja e thënë nga ai është mosreagimi i BE-së, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti  emëroi Nenad Rashiç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, që më herët mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

 

Të gjithë liderit e tjerë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Një pjesë e tyre vijnë pasditen e së hënës, ndërsa më kryesorët si presidenti francez Emmanul Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz mëngjesin e 6 dhjetorit.

 

Advertisement

Ceremonia pritëse, fotoja familjare dhe një koncert i shkurtër me valle të traditës shqiptare do të zhvillohen në sheshin Italia, ndërsa diskutimet mes liderëve të BE dhe BP-së në stadiumin Arena Kombëtare.

 

Pasojat nga agresioni rus në Ukrainë, bashkërendimin e qëndrimeve dhe masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe sfidat ndaj emigracionit, luftës kundër terrorrrizmit dhe krimit të organizuar janë kryeçështjet.

 

Advertisement

Si çështje të dyta do të jenë forcimi i integrimit të Ballkanit në tregun Evropian, digjitalizimi në shërbime dhe krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit doganor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy