Donte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet 38 vjeçari në Kapshticë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet 38 vjeçari në Kapshticë

Një 38 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është mundur të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

 

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Sh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Kosovë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë dhe një kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

 

Advertisement

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” të shtetasit Sh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Kosovë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë dhe një kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy