“Dorëheqja e Ramës, kërkese e jona e panegociueshme”/ Berisha: Ai është monstër, kalbësirë, demon i pushtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dorëheqja e Ramës, kërkese e jona e panegociueshme”/ Berisha: Ai është monstër, kalbësirë, demon i pushtetit

Sali Berisha ripërsërit kërkesën e tij dhe të grupit që drejton në PD për doreheqjen e Kryeministrit Rama.

 

Teksa doli në një deklaratë për mediat, lideri historik i të djathtës, tha se kërkesa për largimin dhe dorëheqjen e menjehershme të Kryeministrit është e panegocioueshme.

 

Advertisement

Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

 

Berisha nuk kurseu gjuhen e ashpër dhe ofenduese drejt kreut te qeverise të cilin e quajti kalbësire dhe monster.

 

Advertisement

 

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit.

 

Berisha e akuzoi Ramen se ai angazhoi nje prej figurave më të fuqishme të FBI-së kundër PD-së.

Advertisement

 

Edi Rama me aktin e tij, ndaj PD-së me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner, për falsifikim, manipulim dhe luftë të hapur ndaj PD-së, tregon se ai meriton çdo dënim, ndëshkim dhe tregon se demokratet dhe demokratët do të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës, në historinë e tyre.Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh.Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për ti dhënë opozitës goditjen e mëshirës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy