‘Duan të na largojnë”/ Tregtarët në Korçë ngrihen në protestë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Duan të na largojnë”/ Tregtarët në Korçë ngrihen në protestë

Tregtarët e sendeve të përdorura kanë protestuar ditën e sotme. Shkak është bërë kërkesa për tu larguar nga vendi ku ata tregëtojnë prej vitesh.

Sipas tyre prej katër vitesh ata janë hasur me problematika të shumta që kanë të bëjnë me pronarë të ndryshëm të cilët herë pas here ushtrojnë presion ndaj tyre.

Advertisement

Sipas tyre ka qënë vetë bashkia e Korçës ajo që i ka vendosur në këtë vend tregëtimi, por gjatë këtyre viteve persona të ndryshëm ju kanë kërkuar pagesë për shfrytëzimin e ambienteve. Në kushte kur pronarët e tokës ju kanë lënë afat deri në datën tre korrik, tregëtarët kërkojnë zgjidhjen nga ana e bashkisë.

Nga ana tjetër Bashkia e Korçës ka dërguar ditën e sotme inspektorët e shfrytëzim territorit për të parë nga afër se cilët janë personat që ju kanë kërkuar tregëtarëve largimin nga vendi i tyre i punës. I njëjti burim tha se në atë zonë bashkia nuk ka lëshuar leje ndërtimi, por nga ana tjetër bashkia nuk tha se ku mund të sistemohen tregëtarët nëse largohen nga pronarët.

Advertisement

Në tregun e sendeve të përdorura ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 50 tregëtarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy