Dy aksidente të rënda në juglindje; vdes 45-vjeçari në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy aksidente të rënda në juglindje; vdes 45-vjeçari në Korçë

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë të Korçës.

 

Një 45-vjeçar, teksa udhëtonte i vetëm me një fuoristradë nga fshati në drejtim të Korçës, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura duke përfunduar në lumë.

 

Advertisement

Për pasojë, drejtuesi i mjetit i identifikuar si Artan Pishtari humbi jetën në vend.

 

Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

 

Advertisement

Sipas burimeve, dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugë dhe shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte Artan Pishtari.

 

Ndërkohë, në Pogradec më herët u regjsitrua një tjetër aksident. Një 30-vjeçar u përplas nga një makinë tip “Benz”, teksa po lëvizte me biçikletë.

 

Advertisement

Për pasojë, 30-vjeçari mori disa plagë në trup dhe u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

 

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” nga ana tjetër, që shkaktoi aksidentin, u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy