Dy qeveritë mblidhen në Shkup/ Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë nesër 18 marrëveshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy qeveritë mblidhen në Shkup/ Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë nesër 18 marrëveshje

Të hënën dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe Shkupit mbajnë mbledhjen e përbashkët. Fillimisht dy kryeministrat, ai shqiptar, Edi Rama dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të kenë një takim kokë më kokë.

 

Më pas anëtarët e dy kabineteve do të nisin diskutimet me vëmendje të bashkëpunimit të dy vendeve kryesisht në fushën e infrastrukturës rrugore apo portuale.

 

Advertisement

Në mbyllje Rama dhe Kovaçevski do të kenë një dalje për mediat ku do të komunikohet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve.

 

Bëhet fjalë për 18 të tilla dhe më të rëndesishmet janë ndërtimi i portit të thatë në Strugë, ndërtimin e autostradës “korridorri i tetë” apo krijimi i një “one stop shop” për kontrollin e përbashkët mes dy vendeve në kufi.

 

Advertisement

Kjo është mbledhja e dytë pas pesë vitesh mes qeverisë së Tiranës dhe Shkupit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy