Dy shtetas të zhdukur në prill; ja emrat e të dyshuarve që mund t’i përkasin mbetjet kockore të gjetura në Xarrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy shtetas të zhdukur në prill; ja emrat e të dyshuarve që mund t’i përkasin mbetjet kockore të gjetura në Xarrë

Mbetjet kockore të gjendura në Xarrë të Konispolit mund ti përkasin dy shtetasve që janë të zhdukur prej prillit të këtij viti. Bëhet fjalë për shtetasin Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Sikurse bene me dije uniformat blu, mbetjet kockore i përkasin kokës ndërkohe që po punohet për të gjetur pjeset e tjera të trupit.

Kockat humane të gjetura, sipas policisë, ishin në proces dekompozimi.

Megjithatë Instituti i Policisë Shkencore do të egzaminoje mbetjet e gjetura kockore.

Advertisement

 

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy