E ardhme e pasigurtë, Merkel përgatit Ballkanin për ikjen e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E ardhme e pasigurtë, Merkel përgatit Ballkanin për ikjen e saj

Merkel erdhi në Ballkan me një qëllim të qartë: Të përgatisë rajonin për atë që e pret pas largimit të saj nga politika.

Vizita e kancelares gjermane, në Ballkan konfirmoi edhe njëherë se e ardhmja e rajonit do të jetë pasigurtë pa të. Për 16 vite ajo ishte zëri më i fuqishëm i vendeve të vogla të Ballkanit në BE dhe pa dyshim një nga mbështetëset më të mëdha të vendit tonë.

Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi për tre vite rresht negociatat me Shqipërinë, zëri kryesor që i pëshpëriste sa i rëndësishëm është Ballkani dhe integrimi i tij, ishte ai i Merkelit. Me ikjen e saj, rajoni do të humbasë “nënën politike”. Kjo është edhe arsyeja përse Merkeli zgjodhi të bënte një ndalesë të fundit në Serbi dhe Shqipëri.

Në ndalesën e saj në Beograd, përvec porosive për presidentitn serb, Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e reformave, Merkel pranoi për herë të parë se Ballkani Perëndimor do të duhet të presë gjatë për anëtarësimin në Bashkimit Europian. Duke folur hapur, ajo tha se do të duhen vite që një prej vendeve të rajonit të bëhet pjesë e unionit.

Advertisement

Dhe më pas, duke iu drejtuar haptazi presidentit serb, ajo ia bëri ta qartë se Serbia nuk do të bëhej pjesë e unionit derisa të njihte Pavarësinë e Kosovës.

Merkel sipas mediave gjermane po mundohet të lërë një udhërrëfyes për Ballkanin, për pasuesin e saj.

Gjatë qendrimit në Serbi, Merkel u mundua të dërgonte një mesazh edhe në Berlin, duke thënë se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor për Gjermaninë, është i rëndësishëm. Qeveria e Merkelit ka punuar për vite me radhë për të nxitur stabilitetin në Ballkan, për të treguar se diplomacia mund të japë rezultate dhe të udhëzojë rajonin drejt anëtarësimit.

Duke folur më shumë për “veshët” e Brukselit, kancelarja gjermane e cilësoi Ballkanin si një teatër midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, duke thënë se është me interes absolut gjeostrategjik për bllokun, që të mos e braktisë.

Advertisement

Anëtarët e BE -së “duhet të kenë gjithmonë parasysh se ekziston një interes absolut gjeostrategjik për ne që t’i pranojmë këto vende në Bashkimin Europian,” tha Merkel.

“Ne shohim se ajo që ndodh në rajon ka edhe ndikim nga shumë rajone të tjera të botës” në Ballkan, tha ajo në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin Vuçiç në Beograd.

Si nxitësja më e madhe e refomave, Merkel vlerësoi përparimin e bërë nga vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE -së, por nuk e fshehu faktin se Ballkani nuk i bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

“Të gjitha vendet e rajonit duhet të bëjnë hapa të mëtejshëm drejt sundimit të ligjit, demokracisë dhe pluralitetit të shoqërisë civile”.

Advertisement

Proceset e zgjerimit prej vitesh kanë mbetur në vend-numëro, nga njëra anë sepse ka vazhdimisht veto dhe bllokada në Bruksel, nga ana tjetër sepse vetë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë përparime thelbësore.

Forca dinamike motorike, me të cilën Gjermania dhe kancelarja personalisht vitet e kaluara është angazhuar vazhdimisht brenda BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit për një perspektivë të tyre në union, rrezikon që të mpihet një herë e përgjithmonë me fundit e epokës së Merkelit.

“Do të ishte jo vetëm e dëshiruar, por edhe në interesin e Gjermanisë dhe të BE-së, nëse Gjermania do të vazhdojë të jetë jo vetëm si ndërmjetësuese e sinqertë, por me të gjithë forcën e politikës së saj të jashtme të angazhohet si promotore për Ballkanit Perëndimor”, thotë analisti Florian Bieber.

“Me ikjen e saj, BE-ja do ta humbasë edhe më shumë rolin e vet si pikë orientimi për rajonin.  Në vendet e Ballkanit Perëndimor shumë njerëz nuk besojnë më, që BE-ja vërtetë i do ata. Sepse edhe atje, ku shtetet i përmbushin detyrat e tyre të shtëpisë, BE-ja u refuzon atyre atë që ka premtuar”.

Advertisement

Realiteti që po lë pas epoka e Merkel është se procesi i antarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi është në stanjacion prej vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk lejohen ende të nisin negociatat e anëtarësimit, Kosova është i vetmi vend, të cilit vazhdon t’i refuzohet liberalizimi i vizave. Dhe Bosnjë-Hercegovina krahas Kosovës është shumë larg një perspektive konkrete për antarësim.

Dhe kancelarja duket se beson se Ballkanin e presin sfida edhe më të vështira me ikjen e saj.

Të gjitha partitë, që në zgjedhjet për Bundestagun kanë futur në garë kandidatët e tyre për pasues të Merkelit, e mbështesin zyrtarisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Por asnjë pej tyre nuk e ka pëmendur deri më tani rajonin dhe zgjerimin e BE.(SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy