Bëni Like Struga.info në Facebook


“E kam falur kamikazin pa eksploziv”/ Berisha: Ja pse unë akuzoj direkt Ramën si porositës të këtij skenari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E kam falur kamikazin pa eksploziv”/ Berisha: Ja pse unë akuzoj direkt Ramën si porositës të këtij skenari

Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folur për incidentin e krijuar në 6 dhjetor, kur Gert Shehu e qëlloi me grusht në fytyrë.

 

Berisha tha se e ka falur 31 vjeçarin, të cilin e cilësoi si një kamikaze pa eksploziv, teksa shtoi se porositësi I këtij skenari është kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

Këtë akuzë të drejtpërdrejtë, Berisha e mbështet në faktin që dokumenti se Shehu vuan nga probleme mendore u përhap me shpejtësi. Por sipas tij, 31 vjeçari është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

 

Berisha tha se agresori është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë.

 

Advertisement

Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun.

 

Por debatet e shumta, lidhur me ngjarjen, më detyrojnë të jem sot këtu para jush për këtë çështje.

 

Advertisement

Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.

 

Nuk e akuzoj Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, që akuzat e mia kanë këtë qëllim, mashtron veten dhe asgjë më shumë.

 

Advertisement

Nuk e akuzoj aspak për faktin se policia nuk mrojti protestën.

 

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

 

Advertisement

Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë.

 

Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij.

 

Advertisement

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliut, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të faktojë se është i sëmurë i papërgjegjshëm.

 

Përkundrazi ekziston vendim gjykate që e shpall ligjërisht plotësisht të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër.

 

Advertisement

Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gerti Shehun nga kriminel, në të sëmurë psikik, kjo merret me mend.

 

I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut është aq i sëmurë, sa ka rinovuar patentën, që nuk u lëshohet kurrë atyre me probleme mendore.

 

Advertisement

I sëmuri i Edi Ramës, klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut, është aq i sëmurë, sa ka marrë kredi në banka, akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy