E moshuara refuzon të largohet nga shtëpia e të birit/ Djali dhunon nënën në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Fierit ka arrestuar 46 vjeçarin me iniciale V.T, i cili ka dhunuar nënën e tij, pasi kjo e fundit ka refuzuar që të largohet nga banesa.

 

Rasti është bërë i ditur përmes një video të publikuar, ku 69 vjeçarja me iniciale M.T shfaqej e dhunuar. Pas kësaj, policia ka shkuar në banesën e tyre dhe ka konstatuar se 69 vjeçarja refuzon të largohet nga shtëpia, e cila është në emër të djalit.

 

Advertisement

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetase, dyshohet e dhunuar, ju bëjmë me dije se:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i  shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

 

Advertisement

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy