“E vërteta do të dalë në shesh”/ Prokurorja Elisabeta Imeraj, 7 orë në KPA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E vërteta do të dalë në shesh”/ Prokurorja Elisabeta Imeraj, 7 orë në KPA

Pas 7 orësh seancë maratonë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, do të vijojë përballjen edhe ditën e nesërme me të njëjtin kolegj.

 

Në përfundim të seancës, ajo u shpreh se herët a vonë, e vërteta do të dalë në shesh.

 

Advertisement

“Nuk ka asnjë lloj akuze që mbetet e pazbardhur jam e sigurt që në kuadër të mekanizmave ligjor të duhura, e vërteta do të dakë në shesh. Nuk është e rëndësishme çfarë shpresoj unë, e rëndësishme është të zbardhen të gjitha elementet e paqartë të gjykimit tim.”

 

Seanca është shtyrë për të enjten në orën 12:30. Ajo vjen pasi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të kaluar vettingun, u ankimua nga Komisioneri Publik.

 

Advertisement

Ky i fundit u vu në lëvizje me një ankesë zyrtare të bërë nga përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ai kishte kërkuar që prokurorja Imeraj të rivlerësohet në të treja kriteret.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy