E-ZONË/ Gripi i shpendëve, “kërcen” çmimi i vezëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Gripi i shpendëve, “kërcen” çmimi i vezëve

Që pas zyrtarizimit të gripit të shpendëve, në treg, një vezë po shitet minimalisht me mbi 25 lek për kokërr, ndërsa në markete të ndryshme ky çmim kalon edhe 30 lek për kokërr. Por, a është ky shtrenjtim si pasojë e gripit të shpendëve, apo abuzim nga ana e tregtarëve?

 

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, u shpreh në emisionin “E-Zonë” në “Vizion Plus” se numri i shpendëve të ngordhur është i ulët në total me numrin e shpendëve që kanë stabilimentet tona.

 

Advertisement

“Ka një mungesë në treg, nuk është sasi e madhe sepse ne kemi rreth 480 mijë shpendë që janë të ngordhura në gjithë territorin e vendit. Totali i shpendëve për vezë në Republikën e Shqipërisë është në shifrën 6 milionë. Përqindja është e ulët. Megjithatë, jemi në monitorim të procesit të çmimeve në këtë rast dhe nuk do të lejojmë abuzimet të cilat ndodhen në treg.”

 

Deri tani, nuk kemi ende një bilanc të dëmit ekonomik të shaktuar në tre stabilimentet e prekura nga gripi i shpendëve. Ndaj, mbetet për t’u parë sesa shpejt bizneset do të mund ta rimarrin veten nga kjo goditje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy