E-ZONE/ Ku po shkon çmimi i vajit? Rezervat më të mëdha i kanë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONE/ Ku po shkon çmimi i vajit? Rezervat më të mëdha i kanë qytetarët

Një nga produktet me rritjen më të ndjeshme është ai i vajit të lulediellit, ku në tregun me pakicë një litër ka kapur edhe shifrën 370- 400 lekë.

 

Në këtë treg, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur edhe një hetim të thelluar. Por importuesit e mëdhenj thonë se ky është një çmim abuziv i disa tregatëve të pakicës, por sinjalet janë që kostot e këtij produkti janë rritur ndjeshëm ndaj ky çmim duket se do të aplikohet gjerësisht në markete.

 

Advertisement

“Sot që flasim kostoja e një litri vaj për import ka arritur në 400 lekë të reja dhe po i referohemi vetëm kostos bashkë me TVSH-në. Por pse kjo rritje? Pothuajse 80% e prodhimit botëror nuk po del nga magazinat e Rusisë dhe Ukrainës. Kjo ka bërë që ato rezerva që gjënden në treg së bashku me kërkesën e lartë nga konsumatorët dhe tregjet në çdo vend, vendet eksportuese si Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Hungaria apo Moldavia po e shesin atë shumë shtrenjtë”, shprehet Aredi Sado, importues vaji, në emisionin E-ZONE.

 

E gjithë kjo situatë sipas operatorëve të tregut do të bëjë që të mbjellat për këtë sezon pranveror në rastin më të mirë do të vonojnë, në rastin më të keq nuk do të realizohen për shkak të gjëndjes së luftës në Ukrainë. Kjo mund të sjellë mungesa të këtij produkti në treg gjatë muajit qershor e më tej.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy