E-ZONË/ Punë inteligjente me ekspertë të huaj për të luftuar evazionin në paga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Punë inteligjente me ekspertë të huaj për të luftuar evazionin në paga

Skandali i publikimit të pagave gjatë muajit dhjetor, jo vetëm nxori në pah disa të dhëna sensitive për inidividët, por ai zyrtarizoi edhe një të vërtetë të hidhur, atë të evazionit në tregun e pagave.

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për emisionin “E-ZONË” njoftoi se një njësi e posaçme, me përfaqësues nga të gjitha insitucionet që merren me hetimet ndaj biznesit do të analizojë me kujdes të dhënat mbi pagat, jo vetëm ato minimale por të gjitha nivelet.

 

Advertisement

“Ky fenomen kërkon punë inteligjente, e cila nuk do të mungojë. Do të kemi edhe ekspertizat ndërkombëtare për të luftuar këtë fenomen. Kam parasysh këtu të gjitha ato insitucione që merren me luftën kundër evazionit, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtarë, i cili ka ekspertë në këtë fushë. Ministria e Financave ka projekt me qeverinë britanike për një sistem i cili na ndihmon në evidentimin dhe gjurmimin e evazionit për të cilin ka vite që po punohet. Është punë që do të jetë në vazhdim, është sfidë e madhe, por sfidë për ato institucione që janë të përfshira në këtë njësi të posaçme”, u shpreh Ibrahimaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy