E-ZONË/ Ritestimi i patentës, ndërgjegjësim apo burokraci?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Ritestimi i patentës, ndërgjegjësim apo burokraci?

Nga muaji dhjetor, të gjithë ata që janë shkelës përsëritës të rregullave rrugorë do të ritestohen. Në momentin kur do të rinovojnë patentën, ata do të duhet të plotësojnë një formular me 20 pyetje dhe më pas do të njihen me një video ndërgjegjësuese lidhur me shkelje që ata kanë kryer.

 

“Në momentin që ata do të paraqiten në sportel, do t’i ofrohet ky formular që duhet të plotësojnë. Nëse nuk plotësojnë korrekt 70% të pyetjeve, do të hyjnë në një proces informues me video nga specialistë të DPSHTR-së. Në çdo rast, ky proces nuk do të ketë një efekt penalizues, por informues”, u shpreh Blendi Gonxhja në emisionin E-ZONË.

 

Advertisement

Drejtori Gonxhja thotë se i gjithë ky proces do t’i marrë disa minuta kohë më shumë shoferëve shkelës për t’u njohur me shkeljet që kanë kryer. Drejtuesit që do të preken janë ata që në vitin e fundit kanë kryer shkelje me heqje pikësh. Sipas Gonxhes, i gjithë ky proces nuk do të ketë kosto shtesë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy