Ecuria ekonomine 3-mujore/ Ibrahimaj: Të dytët në rajon për rritjen ekonomike, inflacioni ka rënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ecuria ekonomine 3-mujore/ Ibrahimaj: Të dytët në rajon për rritjen ekonomike, inflacioni ka rënë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj  përmes një conference për mediat bëri të ditura shifrat e ecurisë ekonomike të shqiperisë në 3 muajt e parë të vitit.

 

Ajo sqaroi se Shqiperia është e dyta në rajon pas Malit të Zi për nivelin e rritjes ekonomike dhe e para sa I takon rënies së Inflacionit.

 

Advertisement

Po ashtu Ibrahimaj e vuri theksin edhe tek ulja e borxhit publik.

 

 “Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është I identifikuar dhe marrë në euro, kursi eruos ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit. Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë positive.

 

Advertisement

Ministrja shtoi se importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, ndërsa eksportet sipas saj janë rritur qoftë në vlerë por edhe në vëllim.

 

Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim” tha Ibrahimaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy