Ekskluzive/ Del lista, emrat e Kuvendit të Bashës të sajuar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekskluzive/ Del lista, emrat e Kuvendit të Bashës të sajuar!

Në 18 dhjetor kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, një javë pas atij të zhvilluar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Pas debateve dhe pikëpyetjeve të ngritura për pjesëmarrësit në këtë Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi lexoi një listë të gjatë me emrat e anëtarëve që sipas tij, ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Basha.

Advertisement

Sot në emisioni “Quo Vadis”, anëtari i Komisonit të Rithemelimit, Rigels Muçollari ka zbuluar manipulimin e Bardhit me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Muçollari publikoi listën me emrat e lexuar nga Bardhi me pretendimin se ata ishin pjesë e Kuvendit të Bashës. Ai tha se ka analizuar një pjesë të emrave të listës, të cilët sipas tij, janë të sajuar sepse nuk rezultojnë në regjistrin e gjendjes civile.

Advertisement

Bardhi lexoi emrat që kishte prezent ditën e Kuvendit të thirrur nga Basha. I kam zbardhur që të gjithë. Bardhi deklaroi 5004 delegatë,që sipas verifikimi që i kam bërë rreth 200 prej tyre i ka lexuar 2 herë, 3 herë, 4 herë. 4237 janë emrat, ndërkohë delegatë të cilët kanë funksion kanë qenë 1537 ku mbi gjysma e tyre nuk kanë qenë prezent. Zotëria ka shtruar 1687 të tjerë që s’ janë anëtarë partie fare. Ka futur 831 veta që mua më dhanë përshtypje që ishin emra të sajuar. Kontrollova 100 prej tyre dhe 66 prej tyre janë njerëz që nuk ekzistojnë, ose do kenë vdekur më përpara. Nuk kam akses në gjendjen civile që t’i kontrolloj të gjithë”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy