Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”/ Rama: Nxjerrim në dritë persekutimet e diktakturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”/ Rama: Nxjerrim në dritë persekutimet e diktakturës

Në lulishten e Kryeministrisë u çel pasditen e kësaj të hëne ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”.

 

I pranishëm në aktivitet, kryeministri Edi Rama vuri në dukje dhimbjen që kalojnë ata që nuk kanë një vend ku të qajnë familjarët e tyre, si viktima të komunizmit.

 

Advertisement

Përmes kësaj ekspozite, sipas Ramës, do të dalë në pah e vërteta për viktimat e kohës së diktakturës.

 

“Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Nga ana tjetër, është vërtet një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh se janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar edhe për të kujtuar e nderuar të afërmit e tyre, apo paraardhësit e tyre, për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë që është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur, sidomos në vitet 90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve apo i fshehjes së tyre ishte ende e mundshme që të përballohej. Megjithatë, them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës, përtej vuajtjeve personale, është një histori vuajtjeje me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera. Ne jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të të ardhmes, jo thjesht në funksion të të gjithë atyre që janë të prekur direkt prej saj”, tha Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy