Ekstradimi i “spiunëve” rusë/ Mungesa e prokurorit shtyn seancën gjyqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekstradimi i “spiunëve” rusë/ Mungesa e prokurorit shtyn seancën gjyqësore

Është shtyrë  procesi gjyqesor per ekstradimin e shtetases Ruse Svetlana Timofeeva,e arrestuar ne Shqiperi per sulmin ne repartin ushtarak ne Cekin te Gramshit ne datë  20 gusht te vitit 2022. Ministria e Drejtësisë  i ka dërguar kërkesën zyrtare autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse, Prokurorisë së Elbasanit për ekstradimin e saj, por blogerja 33- vjecare nuk ka pranuar kthimin në vendin e saj.

 

Sipas autoriteteve ruse të drejtësisë, rezulton se blogerja është person i shpallur në kërkim  për veprën penale “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.Nderkohe ne shqiperi Timofeeva eshte nen hetim per ngjarjen ne uzinen e Gramshit.

 

Advertisement

Shkak per shtyrjen e procesit te sotem u be mungesa e prokurorit te ceshtjes Mustafa Turku, për arsye shëndetësore.

 

Ndërkohë gjykatësi i cili do të shqyrtojë këtë cështje është i riu Elis Dine. 33-vjecarja ka hyrë në sallën e gjyqit dhe janë lexuar vetëm gjeneralitetet, ndërsa ajo vetë është shfaqur krejtësish e qetë teksa ka komunikuar disa herë nëpërmjet xhamit me avokatin e saj ndërsa shoqërohej në kafazin e qelqtë nga tre punonjës të policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy