Ekzekutuan ish-policin Santiago Malko/ Ja me sa vite burg u dënuan dy anëtarët e klanit “Duka”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekzekutuan ish-policin Santiago Malko/ Ja me sa vite burg u dënuan dy anëtarët e klanit “Duka”

35 vite do të qëndrojnë në qeli dy anëtarët e klanit Duka që kanë organizuar ekzekutimin e ish policit Santiago Malko, njëkohësisht krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Për Ilir Selmanin që akuzohet se ka qenë një nga organizatorët e krimit, Gjykata E Posaçme u tregua më e ashpër sesa organi procedues, i cili kishte kërkuar dënimin e tij me 25 vjet burgim, duke e dënuar përfundimisht me 28 vjet heqje lirie. Ndërsa, për Elvis Gaçajn, në rolin e qitësit, gjykata vendosi që të dënohet me 7 vjet burgim.

 

Më herët gjatë ditës së sotme në seancë pati tensione mes familjarëve të viktimës dhe avokatëve të vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, të cilët po gjykohen mëvetësisht për të njëjtën çështje si porositës të vrasjes. Kërkesa që pala mbrojtëse i drejtoi togave të zeza, duke i kërkuar shpalljen e pavlefshme të akt-ekspertimeve të bëra nga hetuesit e SPAK, bëri që të përplasen në gjykatë dy palët në proces. Për të provuar këtë kërkesë, avokatët kanë depozituar një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se gjetjet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit. E megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykata.

 

Advertisement

Leonard Duka është arrestuar në shkurt të këtij viti në Belgjikë pasi ka një masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ende nuk ka një dritë jeshile për ekstradimin e tij.

 

Për vrasjen e ish-efektivit në mes të gushtit të vitit 2019 është dënuar më herët edhe Blendi Teta me 25 vjet burgim si ekzekutor i krimit. Kanë qenë rivalitetet mes dy vëllezërve Duka dhe të zhdukurit që prej vitit të kaluar, Ervis Martinaj, ato që i morën jetën edhe Santiago Malkos në zonën e Freskut në kryeqytet me 9 plumba kallashnikovi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy