“Ekziston një agjendë ogurzezë që lidhet me vaksinën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ekziston një agjendë ogurzezë që lidhet me vaksinën”

Për teologun Imran Hosein, nuk ka asnjë diskutim që pas vaksinimit të popullatës fshihet një plan ogurzi.

Një qëndrim të tillë ai e ndau me emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, duke renditur si argument faktin që dozat e vaksinës që duhet të marrin qytetarët po shtohen çdo ditë.

Advertisement

Sipas tij, do të vijë dita që gjithë kjo do të bëhet me synimin që të vendoset diçka në trupin e qytetarëve për t’i gjurmuar.

“Ne në Islam, nuk kemi kundërshtime fetare ndaj vaksinave, por provat mjekësore thjesht nuk janë të mjaftueshme. Por ndaj kësaj vaksine specifike kemi dyshime të mëdha, prandaj nuk mund të jap një përgjigje fundore lidhur me të. Ka shumë në botë sot, që mbajnë po të njëjtin qëndrim që unë mbaj. Që ekziston një axhendë ogurzezë që lidhet me këtë vaksinë. Çfarë është ajo axhendë, ne nuk e dimë. Na thuhet që të marrim një dozë vaksinë, pastaj një të dytë, një të tretë, të katërt, të gjashtë dhe eventualisht do të arrijnë deri në pikën sa të na vendosin diçka në trupin tonë për të na gjurmuar. Kudo që këmba jonë do të shkelë ata do të na gjurmojnë. Unë nuk e dua atë gjë në trupin tim dhe nuk do ta marr atë vaksinë. Shumë shtete po e bëjnë vaksinën të detyrueshme për fëmijët, fëmijët nuk do të shkojnë dot në shkollë nëse nuk marrin vaksinën. Kjo është shtypje monstruoze.Ka patur një plan vigan mbrapa, para se vaksina të lëshohej në botë. Kush janë ata që e planifikuan, kush janë ata që po ndjekin një axhendë specifike me këtë virus dhe vaksinë? Përgjigjja ime është: të njëjtit njerëz që shkaktuan 11 shtatorin, po shkaktojnë edhe virusin.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy