Emergjencat Civile: Përmirësim i dukshëm i situatës së përmbytjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC situata në qarqet më të prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit, ka një përmirësim të dukshëm.

Ndërprerja e reshjeve në orët e fundit ka sjellë tërheqje të ujit në sipërfaqet e përmbytura duke reduktuar ndjeshëm edhe sipërfaqen e tokës nën ujë.

Në Bashkinë Shkodër
Sipërfaqe toke me prezencë uji ka mbetur 1130 ha tokë, ndërsa vijon tërheqja.
Nuk ka banesa me prani uji. Mbeten ende edhe 7 familje të evakuuara nga 52 që ishin ditën e parë. 24 anëtarët e këtyre familjeve janë strehuar në konvikt.
Lumenjtë Drin dhe Buna janë brenda nivelit kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Në Bashkinë Lezhë
Mbeten 4 banesa me prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është 2350 ha
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuotën kritike dhe hidrovori Balldre brenda normave.

Advertisement

Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë emotit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit.
Në qarqet e tjera nuk ka probleme.
Mbështetja humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet ka vijuar në bashkitë: Pukë, Vau i Dejës, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe.
Konkretisht:
Janë shpërndarë :
150 pako ushqimore në Pukë
100 pako në Vaun e Dejës
200 pako në Lezhë
Shkodër
580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimore
Malësi e Madhe
362 pako ushqimore

Prej datës 20 nëntor, kur nisën reshjet intensive janë akativizuar në terren:
1. 710 Forca të Armatosura
2. 605 Forca Zjarrfikëse
3. 454 Forca nga Policia Shtetit
4. 345 Forca Vullnetare
5. 146 Forca të FNSH
6. Ekipet e Shërbimit Mjekësor
7. 165 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe zjarrfikëse
8. Varka dhe motorbarka
Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile mbeten të gatshme të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në çdo rast nevoje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy