Kater persona jane vene ne pranga ne Kavaje, ne kuader te operacionit “Tempulli”. Policia njofton se gjate kontrollit te nje automjeti, ne te cilin ndodheshin 3 nga te arrestuarit, u gjeten vazo me lëndë narkotike kanabis (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok.
Personit te katert iu gjet gjate kontrollit fizik 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.
Advertisement
Vihen në pranga shtetasit: Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Advertisement