Emrat/ Sekuestrohen mbi 2.2 kg kokainë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emrat/ Sekuestrohen mbi 2.2 kg kokainë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogës, duke finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 kilogramë e 235 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy kushërinj, Armand Nela, 34 vjeç dhe Saimir Nela 31 vjeç.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve operative se dy shtetas po transportonin kokainë me qëllim furnizimin e personave dhe grupeve që më pas e ndanin atë në doza për shitje në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të kryeqytetit.

Policia identifikoi automjetin e dyshuar dhe e ndoqi atë deri te zona e quajtur “Treshi”, ku u bë ndalimi dhe kontrolli. Në bagazhin e mjetit u gjetën dy pako me gjithsej 2.235 kg kokainë, si dhe një pistoletë lodër.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës.

Advertisement

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme

/vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy