Emrat/ Shisnin sasi të mëdha kokaine në Tiranë, arrestohen 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emrat/ Shisnin sasi të mëdha kokaine në Tiranë, arrestohen 5 persona

Pesë persona janë vënë në prang aën Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në sassi të mëdha.

 

Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer ndaj të arrestuarve ka gjetur 2 kg e 300 gr kokainë, e cila ishte fshehur në një çantë dhe ishte e ndarë në dy pako.

 

Advertisement

Të arrestuarit janë Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda.

 

“Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Pesë të arrestuarit siguronin lëndën narkotike dhe e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

 

Policia ka sekuestruar gjithashtu 3 automjete si dhe 4 celularë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy