EMRI/ Dy automjete i presin rrugën dhe dhunojnë barbarisht 32-vjeçarin në Fushë-Krujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Dy automjete i presin rrugën dhe dhunojnë barbarisht 32-vjeçarin në Fushë-Krujë

Dorjan Përdoda është 32-vjeçari i dhunuar në Fushë Krujë. I riu nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur 2 automjete i kanë prerë rrugën duke e i dalë njëra para, tjetra pas dhe prej tyre kanë dal 6 apo 7 persona duke e dhunuar barbarisht.

 

Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatull, brinjë dhe çarë edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. I riu ka deklaruar para uniformave blu se nuk i ka identifikuar dot autorët, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se nga kush apo pse është sulmuar.

 

Advertisement

Policia po punon për identifikimin e dhunuesve dhe kapjen e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy