EMRI- Qëllohet me armë banesa e zyrtarit të OSHEE/ Shkak dyshohet konflikti për pronësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI- Qëllohet me armë banesa e zyrtarit të OSHEE/ Shkak dyshohet konflikti për pronësinë

6 plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës në zonën e Lundrës në kryeqytet. Plumbat kanë prekur katin e tretë te banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e 1 dhe të 2 të ndërtesës.

 

Policia ka nisur menjëherë hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.

 

Advertisement

Dorjan Balla punon si zyrtar i OSHEE, por plumbat nuk kanë lidhje me detyren e tij, por për shkak te konflikteve për pronën.

 

Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

 

Advertisement

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy