Evazioni me pagat, ndëshkim pa paralajmërim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Evazioni me pagat, ndëshkim pa paralajmërim

Qeveria duket se po shkon drejt masave të forta penalizuese për të luftuar evazionin në tregun e punës.

Zv/minisrja e financave Vasilika Vjero e ftuar në emisioni “EZONE” tha se janë disa ndryshime ligjore që pritet të propozohen, pasi ka ardhur koha që informaliteti në punë të ndëshkohet pa kompromis.

Advertisement

“Duke marrë shkas edhe nga këshillimi kombëtar, ne mendojmë të propozojmë që në rast inspektimi nga Inspektoriati i Punës, nuk do të ketë më rekomandime, për problemet që konstatojmë në kontratën e punës, por do të kalohet direkt në penalitet pa paralajmërim. Masa që është ende në fazë propozimi është që të shkojmë në pezullim të aktivitetit të bizneisn deri në rregullimin e mangësive të konstatura”- u shpreh Vjero.

Një tjetër ndryshim që do të propozohet prek ligjin e procedurave tatimore.

“Në rast se tatimorët konstatojnë se pagat janë të nëndeklaruara, penalieti nga 200 mijë që është aktuliasht të rritet në 300 mijë për punëtorë. Është një masë e fortë që kërkon një debat dhe konstulim publikë, ppor fokusi ynë është që të rrisim mbrojtjen ndaj punëmarrësve” –vijoi më tej Vjero.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy