
Viti aktual mbart sfidën e rritjes së kredive të këqija, për shkak të krizës së inflacionit që ka nisur që nga viti i kaluar dhe po vijon edhe në këtë fillim viti.
Muaji janar shënoi një rritje të lehtë të këtij treguesi me 0.1 % duke arritur në 5.1% të totalit, një nivel ky i cili aktualisht konsideorhet i ulët.
Por Banka e Shqipërisë po vijon me normalizimin e politikës monetare, duke i bërë kreditë edhe më të shtrenjta, çka rrit riskun e kredive me probleme në muajt në vijim.
Spiro Brumbulli nga Shoqata e Bankave thotë se cili është plani B në rast të përkeqësimit të këtij treguesi.
“Rrisku kryesorë për këtë vit është pikërisht rritja e kredive me problem, për shkak të rritjeve të kostove. Ne nuk presim ndonjë përkeqësim të dukshëm, por gjithmonë ka një plan B në rast se do të kemi një situatë të tillë. Plani B ka të bëjë me ristrukturimin e kredive, një nisëm që u zbatua dhe në pandemic, e cila mund të gjejë zbatim edhe këtë vit, në varësi të ecurisë së situatës”, u shpreh në E-ZONE z.Brumbulli
Sa i përket vendimit për të rritur më tej normën e interesit të lekut, z.Brumbulli thotë se ishte e prtishme një vendimarrje e tillë.
“Tashmë gjithnjë e më shumë efektet e një inflacioni të importuar po zbehen. Tashmë kemi faktorë të brendshëm që po ndikojnë në inflacion, siç janë tregu i punës dhe rritja e pagave. Është efekt zinxhir që kur flasim për rritje pagash si për atë minimale dhe për atë mesatare ato shoqërohen me inflacion, tregues ky i cili nuk po shfaq tendeca rënëse ende domethënëse”, sqaroi Brumbulli.