Fatjon Murati theu arrestin/ Lëvizte i lirë brenda e jashtë shtetit. Mbikqyrja policore, dështoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fatjon Murati theu arrestin/ Lëvizte i lirë brenda e jashtë shtetit. Mbikqyrja policore, dështoi

Edhe pse një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar si pjesë e grupeve kriminale dhe me masë sigurie arrest në shtëpi, kjo nuk e pengonte Fatjon Muratin që të qarkullonte i lirë, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë shtetit.

 

Burime për Vizion Plus konfirmojnë se sipas sistemit TIMS, 32-vjeçari Fatjon Murati rezulton të ketë dalë nga Shqipëria në datën 19 janar të këtij viti. Ai ka udhëtuar drejt Kosovës, e më pas është kthyer sërish në Shqipëri. Udhëtimi tjetër dyshohet se është bërë në 12 mars, ditën kur autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të tij duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja dhe duke plagosur 6 të tjerë.

 

Advertisement

Në këtë ditë policia nuk e ka gjetur në banesë Muratin dhe e ka shpallur në kërkim.

 

Lëvizjet e Fatjon Muratit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, duke qenë i izoluar në shtëpi, ngrenë dyshime mbi kontrollet e policisë, pasi mbikqyrja e tij ka dështuar. Për pasojë, në hetime janë përfshirë edhe disa efektivët që ishin përgjegjës për lëvizjet e Fatjon Muratit.

 

Advertisement

Ndërkohë prokuroria ka mbledhur prova të tjera për masakrën në lokal, por ato janë të pamjaftueshme për të shkuar tek autorët e krimit. Edhe disa pamje filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, janë të turbullta e nuk ndihmojnë në identifikimin e dy autorëve që qëlluan me kallashnikov.

 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të plagosurit, mes tyre edhe të afërm të Fatjon Muratit. Ata kanë deklaruar se nuk dinë asgjë mbi autorët. Në pyetje është marrë edhe vëllai i Fatjonit, Ervis Murati. Ky i fundit ka thënë se nuk ka arritur që të identifikojë asnjë nga personat e armatosur, pasi ishte shtrirë në tokë sapo kishte dëgjuar të shtënat.

 

Advertisement

Në total policia ka gjetur 23 gëzhoja dhe tre kallashnikovët që u zbuluan tek makina e djegur në Likmetaj të Fushë Krujës. Armët e zjarrit janë dërguar ë laborator për të parë nëse ka gjurmë të autorëve që mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy