Fermerët në Mat: Nuk kemi treg për rrushin/ Kërkohen frigoriferë për ruajtjen e prodhimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët në Mat: Nuk kemi treg për rrushin/ Kërkohen frigoriferë për ruajtjen e prodhimit

Prodhimi i rrushit për të gjithë fermerët e zonës së Matit këtë vit ka qenë i bollshëm. Por problem, thonë ata, mbetet tregu i shitjes.

 

Mazllëm Çeliku nga fshati Kurdari i Bashkisë Klos, tregon se çmimi për një kilogram rrush ka rënë në 50 lekë. Ai ka një hektarë vresht me varietete të ndryshme dhe këtë viti pritet të marrë një prodhim prej afro 30 tonë. Por me këtë çmim fermeri Mazllëm Çeliku nuk pajtohet pasi nuk mbulon dot kostot e shërbimit.

 

Advertisement

MAZLLËM ÇELIKU – FERMER

Kam një hektar me vreshte. Kryesisht rrush per tavoline dhe per vere e raki. Prodhiminsivjet rshte shume i bollshem, kam prodhuar rreth 300 kuintal rrush. Nje sasi te vogel e perdor per vete. Por si une ka dhe shume feremr dhe ka shume prodhim e nuk dime kubta cojme. Pra rrushi me 50 leke. Nuk me del kosto per ta shitur.

 

Për të evituar abuzimet e tregtarëve të cilët e kërkojnë prodhimin me kosto shumë të ulët, Mazllëm Çeliku kërkon ndërtimin e një ambient frigoriferik në zonë në mënyrë që të gjithë fermerët të kenë mundësi t’i ruajnë dhe t’i shesin gradualisht produktet e tyre.

Advertisement

 

MAZLLËM ÇELIKU – FERMER

Te behet nje kantier vere ose dhome frigirferike. Nuk ia vlen te shitet me 30 leke sa e kerkon tregetari.

 

Advertisement

Zona e Kurdarisë, por edhe Mati në tërësi ka një sipërfaqe të konsiderueshme me vreshtari. Fermerët përballen çdo vit me mungesë tregu duke u detyruar ta shesin prodhimin nën kosto.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy