Firmoset marrëveshja për forcimin e sigurisë digjitale/ Rama flet për skandalin me pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Firmoset marrëveshja për forcimin e sigurisë digjitale/ Rama flet për skandalin me pagat

Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane “Jones International”, për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vend.

 

Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë u shpreh se qendra kombëtare për sigurinë kibernetikese do të ngrihet së shpejti, ndërsa e quajti një investim të rëndësishëm.

 

Advertisement

“Projekti ynë është shumë ambicioz dhe prania juaj na e lehtëson. Këtu nuk është thjeshtë çështja për të ndërtuar sisteme sigurie, por një sistem tërësor sigurie, që të ketë mundësi të ofrojë një vlerë të shtuar edhe për NATO-n. Në kohën ku jetojmë, shansi i vendeve më pak të zhvilluara është i panjohur në histori, falë teknologjisë. Si për paradoks, moszhvillimi i mjaftueshëm kthehet në avantazh dhe teknologjia në shans për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme. Ne vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpunimi me ju, për të adresuar dhe sfidën e madhe të ngritjes së një qendre të madhe kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Që të jetë në shërbim të ushtrisë sonë dhe të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile. Duke pasur ndihmë, kurajën tuaj për të mos pasur frikë për të parë larg ne do t’ia dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie, duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve.”

 

Rama u ndal edhe te publikimi i pagave, duke e quajtur një ngjarje që ka ndodhur edhe në vendet e zhvilluara.

 

Advertisement

“Para pak kohe ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e disa të dhënave personale që lidhen me pagat e shqiptarëve. Një ngjarje që ka ndodhur në të gjithë vendet e zhvilluara, por që na jep edhe mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike që ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë edhe sulmet nga brenda prej personave të infiltruar dhe të paguar qoftë dhe të papërgjegjshëm. Prandaj unë vlerësoj marrëveshjen për garancinë se kapaciteti dëmprurës i individëve do të jetë shumë më i reduktuar dhe një sistem i tërë i rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore do të jetë në funksion. Do të jenë në funksion edhe programe të posaçme për të siguruar se aftësia e cdo individi për ta penetruar sistemin do të jetë e kufizuar.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy