Fluks në kufi për festat e Nëntorit/ Vijnë mijëra qytetarë të Kosovës si dhe emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks në kufi për festat e Nëntorit/ Vijnë mijëra qytetarë të Kosovës si dhe emigrantë

Festat e nëntorit sollën fluks në pikat kufitare. Në Kukës, mijëra qytetarë nga Kosova kaluan kufirin për të qenë në Tiranë e Vlorë në ditën e pavarësisë.

Të organizuar në autobusë si dhe mjete private, ata u kaluan me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës. Qytetarët thanë se mes dy vendeve nuk ka nevojë që të ketë kufij. Sa i takon masave anticovid ato mbeten në fuqi: udhëtarët duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin negativ të kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Edhe në pikën kalimit kufitar të Kapshticës është shënuar fluks. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3500 shqiptarë dhe të huaj.

Për të përballuar fluksin në rritje këtë fundjavë, nga ana e policisë kufitare janë shtuar sportelet në hyrje dhe dalje, ndërkaq numri më i lartë i shtetasve ka qenë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë, pasi kanë zgjedhur Vlorën dhe qytete të tjera për të kaluar festat e nëntorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy