Ndërsa projektbuxheti i vitit 2026 po diskutohet në komisionet parlamentare, qeveria nuk e ka zyrtarizuar ende paketën fiskale shoqëruese, që një element të rëndësishëm ka paqen fiskale, ose thënë ndryshe faljen e detyrimeve tatimore për bizneset. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rezerva për këtë nismë të qeverisë.
“Ne kemi frikë se disa nga elementët që bëjnë pjesë në projektin e propzuar nga qeveira mund të zhbëjnë progresin e bërë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, tha Anke Weber, shefe e misionit për Shqipërinë.
Në situatën kur mungesa e fuqisë punëtore mbetet një ndër problemet kryesore për bizneset vendase, porosia e FMN për Shqipërinë është që të reformojë tregun e punës, duke rritur produktivitetin dhe rikthyer shqiptarët në vend.
FMN: Rritja e produktivitetit është kyç. Nëse Shqipëria është e aftë të rrisë produktivitetin mund të zbusë efektet negative të emigracionit dhe mund të çojë në një situatë që njerëzit të kthehen në vend. Janë disa fusha ku mund të ndërhyhet, si për shembull arsimi dhe formimi, forcimi i kapitalit njerëzor përfshi përmes digjitalizimit të kurrikukave në shkolla. Përgatitja e mësuesve, më shumë mundësi për trajnime. Nga ana e tregut të punës ka hapësirë për politika më aktive të tregut të punës, përfshi edhe sigurinë që njerëzit të përputhen me tregun e punës.
Një rekomandim i vazhdueshëm i FMN është edhe heqja e përjashtimeve tatimore për kategori të caktuara.
FMN: Ne kemi rekomanduar për një kohë të gjatë për një sistem tatimor të drejtë, sistemi aktual ka një sërë përjashtimesh që kanë një erfekt pasigurie. Të vetëpuneësuarit kemi kërkuar që ata të tatohen me tatimin mbi të ardhurat personale. Kemi një rekoamdim për eliminimin e taksës zero për bizneset e vogla dhe së fundmi, kemi kërkuar edhe modernizimin e sistemit të tvsh duker reduktuar trajtimin preferencial, harmonizimin e pragjeve dhe harmonizimin me legjislacionin e BE.
“Ministria e Financave po rishikon të gjithë kuadrin fiskal që ta përshtasë me direktivat e BE. Do të rishikohen të gjitha normat tatimore që janë të reduktuara ose të përjashtuara, gjatë 2 viteve të ardhshme”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.
Guvernatori Gent Sejko nga ana tjetër tha se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet me të njëjta ritme dhe se inflacioni do të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2026.it 2026.
