Fshati që vuan për gjithçka; familjet në Rroms duan ujë, rrugë dhe transport

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshati që vuan për gjithçka; familjet në Rroms duan ujë, rrugë dhe transport

Prej më shumë se 30 vitesh, banorët e fshatit Rroms në Mallakastër nuk kanë parë asnjë investim me sy.

 

Infrastruktura e cila është ende prej kohësh së monizmit, është problemi më kryesor i banorëve të këtij fshati, të cilët shprehen se janë të harruar nga çdo institucion dhe të braktisur nga qeveria.

Jo vetëm rruga, por në këtë fshat sipas banorëve mungon uji dhe qendra shëndetësore. Një tjetër problem është dhe mungesa e transportit publik që i penalizon për shkollën e fëmijëve apo furnizimet me ushqime.

Advertisement

 

Fshati edhe pse ka rreth 300 familje, për çdo problem apo hall, është i detyruar që të lëvize me taksi, një tarifë që sipas banorëve është e tepërt për xhepat e tyre.

 

Ky fshat është rreth 6 km larg autostradës Levan- Tepelene, e megjithatë ndryshimi për kaq pak rrugë është i dukshëm ku Rromsi është i harruar si në mesjetë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy