Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, ja parashikimi për sot dhe të dielën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, ja parashikimi për sot dhe të dielën
Kete te shtune vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Ndersa te dielen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e nesditës dhe pasdites.
Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mestare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy