Fusnin në Shqipëri makina të vjedhura nga Kosova, dërgohen për gjykim 7 persona, 3 nga të cilët policë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fusnin në Shqipëri makina të vjedhura nga Kosova, dërgohen për gjykim 7 persona, 3 nga të cilët policë

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e 7 të pandehurve të akuzuar për trafik të mjeteve motorrike nga Kosova.

 

Mes të pandehurve janë edhe 3 punonjës policie, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.

 

Advertisement

Drejtuesi i grupit, i cili mendohet se është Selaudin Shahini, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

 

Më pas ishte Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, personi që kujdesej për shitjen e mjeteve.

 

Advertisement

Në pranga përveç tyre kanë përfunduar edhe: Ervis Cara, (kushëri i Ndriçimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë).

 

Të gjithë ofronin ndihmën në forma e metoda të ndryshme për të bërë transportin e mjeteve të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri duke i kaluar nga dogana e Morinës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy