Gara për Avokatin e Popullit/ PS kërkon një kandidat sa më konsensual, jo “zgjatim të PD-së”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gara për Avokatin e Popullit/ PS kërkon një kandidat sa më konsensual, jo “zgjatim të PD-së”

Përpjekja e dytë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit do të nisë javën e ardhshme.

 

Klotilda Bushka, Kryetarja e Komisioni të Ligjeve i tha Vizion Plus se procedura për zgjedhjen e pasuesit të Erinda Ballancës, që prej thuajse një viti i ka përfunduar mandati do të nisë nga e para.

 

Advertisement

KLOTILDA BUSHKA

 

KRYETARE E KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

Advertisement

Në ditët në vijim Komisioni i Çështjeve Ligjore do të shpallë vakancën dhe do t’i kërkojë shërbimeve të kuvendit të fillojnë procedurën për hapjen e thirrjes për shprehjen e interesit nga të gjithë kandidatët që do të duan të jenë në këtë pozicion në të ardhmen.

 

Avokati i Popullit u kthye në një përplasje politike jo vetëm mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, por edhe brenda vetë grupimit të Enkelejd Alibeaj. Mes 11 kandidatëve që gëzonin mbështetjen me firmat e 28 deputetëve, për votim në kuvend shkuan Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

 

Advertisement

Zgjedhja e avokatit të ri të popullit në seancën e fundit parlamentare të vitit që lamë pas dështoi. Mazhoranca qeverisëse i quajti emrat e propozuar si zgjatime të Partisë Demokratike.

 

Për këtë arsye duket se Partia Socialiste nuk do t’i qëndrojë me patjetër marrëveshjes së 2017-ës që avokati i popullit të jetë vetëm zgjedhje e opozitës. Ai ose ajo duhet të gëzojë edhe pëlqimin e saj.

 

Advertisement

KLOTILDA BUSHKA

 

KRYETARE E KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

Advertisement

Kur kërkohet një shumicë e cilësuar, nënkuptohet një dakordësi mes palëve. Edhe dakordësia nuk do të thotë që palët nuk do të duhet të dialogojnë dhe të jenë në pozicione që është ky kanidat se i takon një force të caktuar politike dhe kjo vendimarrje duhet bërë. Në kohët që jetojme pas kaq vitesh demokraci duhet të ketë edhe një maturitet të dialogut politik për t’i dhënë vendit një kandidat që është dinjitoz dhe që përfaqëson më së miri interesat e publikut. Ndaj mendoj që palët duhet të jenë të matura dhe mos të kenë këtë qëndrimin e pasjes së monopoleve.

 

Nuk përjashtohet as mundësia që nëse socialistët identifikojnë një kandidaturë që plotëson kriteret, veçmas për një kandidat sa më të paanshëm politikisht, ta mbështesin me firma.

 

Advertisement

KLOTILDA BUSHKA

 

KRYETARE E KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

Advertisement

Nuk kemi vendosur ende për këtë. Do të shohim se kusha janë kandidatët. Si rregull një traditë do të ndiqet, ashtu siç është ndjekur më parë. Por sigurisht që dialogu dhe maturiteti politik duhet të jenë në nivelin më të lartë këtë herë.

 

Për aq kohë sa zgjedhja e avokatit të popullit kërkon 84 vota dhe asnjëra nga forcat politike nuk i ka e vetme ato, mbetet për tu parë nëse zgjedhja e tij do të prihet nga një marrëveshje politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy