Gardisti dhunoi një familje dhe gjuajti me armën e zjarrit/ Flet i dhunuari: Kërkoj urdhër mbrojtje, ta zgjidhin këtë problem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gardisti dhunoi një familje dhe gjuajti me armën e zjarrit/ Flet i dhunuari: Kërkoj urdhër mbrojtje, ta zgjidhin këtë problem

Një konflikt mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit degjeneroi ne perleshje dhe perdorimine armeve dhe per pasoje u lenduan disa persona dhe njëri prej tyre ndodhet në gjëndje të rëndë.Konflikti nisi pasi anëtarët e familjes Nikolla  goditen me shkopa bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda komshitë e tyre me mbiemrin Kaçi. Madje Martin Nikolla, punonjës i Gardës qëlloi me armën e shërbimit por fatmirësisht plumbat nuk preken asnjë person.

 

Gardisti dhe te afermit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i  zune rrugën të moshuarit duke i erkuar llogari pse po i shihte. Pas kësaj ata kanë nisur të dhunojnë 80-vjeçarin. Djemtë e të moshaurit Paulin, Kastriot dhe Saimir Kaçi nderhyne per te mbrojtur babain e tyre.Por gardisti dhe pjestaret e tjere te familjes i dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli. Për pasojë tre djemtë e familjes Kaçi mbeten të plagosur me fraktura te shumta ne trup. Njëri nga pjestaret e famijes tha se gardisti qëlloi disa herë me armë zjarri. Sipas tij, familja Nikolla prej muajsh terrorizon lagjen.

 

Advertisement

Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, afti ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë. I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem.

 

Policia shoqëroi 6 personat e përfshirë në këtë konflikt, ndërkohë që menjëherë është bërë përjashtimi nga Garda e Republikës i efektivit Martin Nikolla. Mësohet se shkak i konfiktit u bë rruga e lagjes, ku familja Nikolla u kërkonte fqinjve të hiqnn rrethimet pranë pronës së tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy