Gazeta austriake “Der Standard”: Me sa duket Josep Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazeta austriake “Der Standard”: Me sa duket Josep Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, mes tjerash, shkruan:

“Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb.

Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare.

Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’.

Advertisement

Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Twitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy