“Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”/Xhaçka sulmon ministrin britanik: Tronditëse, veçim i turpshëm…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”/Xhaçka sulmon ministrin britanik: Tronditëse, veçim i turpshëm…

Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër largimi imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt”, tha ministri britanik.

Përmes një postimi në tëwtter Xhacka shkruan se është e tronditur nga gjuha që përdor ministri, për disa vota të mjera.

Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”!Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturë,ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Ministrja Xhaçka në Twitter

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy