Gjeniu 13 vjecar në matematikë dhe fizikë: ‘’Kam ëndërr NASA-n’’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjeniu 13 vjecar në matematikë dhe fizikë: ‘’Kam ëndërr NASA-n’’

Ylli Morina është gjeniu 13 vjecar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’Vizioni i Pasdites’’.

 

Ylli shoqërohej së bashku me mamanë e tij, Imrane Morina e cila na rrëfeu fillimisht se I biri gjeni ‘’që në moshë të vogël shfaqte interes më shumë për numrat sesa për shkronjat’’.

 

Advertisement

Madje ajo e ka nxitur që të hap një kanal në You Tube dhe të jap leksione për të gjithë që kanë vështirësi në këto dy shkenca ekzakte, leksione që ai I jep në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe spanjisht. Shumë studentw nga trevat shqiptare I kërkojnë ndihmë atij përsa I përket këtyre dy lëndëve, si matematika dhe fizika.

 

E ëma e Yllit shprehu keqardhjen për sistemet arsimore shqiptare të cilat janë adekuate dhe nuk mund të ndihmojnë të avancojë një nxënës I cili e di drejtimin e tij dhe është I mbikualifikuar, ashtu si Ylli, I cili për shkak të njohurive të tij, ka kapërcyer nga klasa e 6-të në të 8-ën.

 

Advertisement

I pyetur se cfarë drejtimin do marrë për të ardhem, 13 vjecari tha se do vazhdojë me matematikën, ama ëndërr e ka të jetë pjesë e NASA-s.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy