Gjiknuri me figura të Elbasanit: Bashkia të ketë në plan të parë identitetin e qytetarisë elbasanase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri me figura të Elbasanit: Bashkia të ketë në plan të parë identitetin e qytetarisë elbasanase

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u takua me rastin e festave të fundvitit, me intelektualë e figura të shquara të Elbasanit, që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar për qytetin përmes krijimtarisë së tyre.

 

 

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se kur flitet për Elbasanin, gjithmonë të shkon mendja tek arsimi, kultura, e kaluara.

Advertisement

 

 

“Realisht Elbasani ka pasur një emër goxha të lartë dhe besoj duhet ta ketë gjithmonë. Kjo ndodh falë jush, njerëzve si ju, aktivitetit kulturor që zhvillohet këtu dhe natyrshëm edhe kryetari i Bashkisë dhe ne të tjerët, me aq sa mundemi kemi një rol. Mbi të gjitha Bashkia, duke qenë si shtëpia e qytetit është ajo që do të çojë përpara këtë qytet për ta ngritur në lartësinë e duhur. Identitetin e elbasanlliut të mirë dhe identitetin e qytetarisë së Elbasanit bashkia duhet ta ketë në plan të parë”.

 

Advertisement

Gjatë bisedës, Gjiknuri kërkoi nga figurat e njohura të qytetit ide për ta bërë më të mirë të ardhmen e qytetit.

 

 

“Elbasani ka një emër të lartë, është krenari, ka histori. Unë shpesh e them, dua të përsëris dhe këtu, është krahinë që ka kontribuar në histori me krenari, patriotizëm por mbi të gjitha dhe në dije. Kjo është një premisë shumë e mirë për këtë qytet për ta mbajtur lart emrin e qytetarisë së Elbasanit. Gledi është një shembull i mirë që po ju pati dhe ju në krah jam i bindur që këtë imazh dhe këtë identitet të Elbasanit do ta çojë aty ku Elbasani e meriton”, u shpreh Gjiknuri, duke u uruar të pranishmëve një vit të mbarë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy