Gjiknuri takim me studentët në Elbasan: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri takim me studentët në Elbasan: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në Elbasan.

 

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, nënvizoi se Elbasani ofron të gjitha mundësitë që të rinjtë të qëndrojnë në vend.

 

Advertisement

Elbasani ka reputacionin e trashëguar të një qyteti sikur ka qenë vetëm industrial. Në fakt Elbasani ka filluar një transformim të madh. Mbase ky është dhe avantazhi i Elbasanit.

 

Vërtet ka qenë dikur qytet industrial dhe nuk ka përse të mos jetë prapë qytet industrial sepse ka një pozicion shumë të mirë gjeografik, është afër kryeqytetit, është në kërthizën e Shqipërisë, është në qendër të një udhëkryqi rrugësh të Shqipërisë dhe faktikisht përspektivën e ka goxha të madhe për të qenë qendër e zhvillimit. Unë them që është mundësi e mirë ku të rinjtë e Elbasanit mund të krijojnë mundësi shumë të mira me Tiranën, qoftë për të ardhmen e tyre, qoftë për biznesin. Unë nuk do ta ndaja Elbasanin nga Tirana përsa i përket fatit të zhvillimit”, tha ai.

 

Advertisement

Numdi dy i socialistëve deklaroi se nën drejtimin e PS, i është kushtuar një vëmendje e shtuar të rinjve.

 

Jam i bindur që energjinë e të rinjve do ta kthejë në moto të programit të tij. Jo vetëm për të pasur sa më shumë të rinj dhe të reja në Bashki, jo vetëm për të pasur dhe ne në Këshillin Bashkiak sa më shumë të rinj dhe të reja, por ti mirëkuptojë, të ndjekë atë që doni ju. Me Gledin, bashkë me mua, të bëjmë një ekip të mirë për të shkuar te çdo i ri edhe për të ndarë eksperiencat tona. Për të bërë gjërat më të mira për qytetin tuaj dhe të ardhmen tuaj. Të bëjmë më të mirën për Elbasanin duke sjelllë më shumë investime, duke ndryshuar këtë qytet. Qyteti po ndryshon. Ndryshimet janë shumë të rëndësishme edhe për ta kthyer Elbasanin në një nivel tjetër”, tha ai.

 

Advertisement

Gjiknuri shtoi se shumë arritje të cilat janë shënuar në Shqipëri janë rezultat i politikave të duhura të ndjekura nga qeveria socialiste. Ai shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë anëtare e familjes europiane.

 

Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm. A duhet të kishte ecur më shpejt?! Natyrshëm, por duhet parë dhe stadi nga është filluar. Nga kjo pikëpamje unë them se mundësitë janë të jashtëzakonshme. Këtu po zhvillohet turizmi. Këtu po vijnë industritë e tjera. Shqipëria mund të bëhet dhe vend atraktiv dhe për industritë e reja. Të gjitha këto do krijojnë mundësi për të rinjtë. Gjenerata juaj ka shance goxha të mëdha sepse Shqipëria është më e integruar. Unë them për 7-8 vjet Shqipëria do bëhet, shpresoj, në 2030 Shqipëria do jetë anëtare e Bashkimit Europian. Shumë të mira që po bëhen sot janë rezultat i politikave tona”.

 

Advertisement

Ai ironizoi dhe kandidatin e shpallur të opozitës për Bashkinë e Elbasanit i cili ka humbur më herët në zgjedhje.

 

Pjesëmarrja juaj, duke thënë: Gled nesër hap vendin se dua të vij unë. Përse mos jetë një nga ju nesër kryetar i Bashkisë së Elbasanit, një vajzë apo një djalë, pas 10 vjetësh. Se tani po na riciklohen disa që kur ishin të rinj konkuruan humbën, tani do dalin do shpëtojnë Elbasanin pas 20 vjetësh”, tha më tej Gjiknuri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy