Gjiknuri takon ambasadoren Susanne Schütz/ Zbardhen temat e diskutimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri takon ambasadoren Susanne Schütz/ Zbardhen temat e diskutimeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndodhet në Berlin ku ka takuar ambasadoren Susanne Schütz.

 

Gjiknuri thekson në qendër të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë.

 

Advertisement

“Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz..”, shkruan Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy