“Gjobë” 70 mijë euro, si u mor peng dhe u torturua 35-vjeçari nga “ushtari” i Ervis Martinajt, detaje të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjobë” 70 mijë euro, si u mor peng dhe u torturua 35-vjeçari nga “ushtari” i Ervis Martinajt, detaje të reja

Sektori I hetimit të krimeve te rënda në Policinë e Tiranës, prej të paktën 3 muajsh kishte nisur hetimet në lidhje me pengmarrjen e 35-vjeçarit. I riu është marrë peng për të paktën 1 orë ku është dhunuar nga autorët.

Burimet bëjnë me dije se këta të fundit I kanë kërkuar 35-vjeçarit një shumë prej 70 mijë eurosh. I dhunuari pasi është lënë i lirë nga autorët ka bërë kallëzim pranë policisë. Sektori i hetimit të krimeve të rënda kreu veprime proaktive ku arriti në identifikimin e 7 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Deri më tani janë ekzekutuar 5 prej masave të sigurisë, konkretisht: “arrest në burg”, për Aleksandër Osmani, Artan Pirraci, si dhe “arrest në shtëpi”, për Naim Qarri, Sajmir Kolaveri, dhe Adem Metkola.

Ndërkohë po punohet për arrestimin e Tori Xhecuka, alias Hektor Xhecuka, dhe Fredi Keta.

Advertisement

Xhecuka rezulton në kërkim edhe për llogari të SPAK si i përfshirë në dosjen “Revanshi”. Burime bëjnë me dije se Xhecuka dyshohet se është arratisur drejt Dubait.

Ai akuzohet nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, në 4 nëntor të vitit 2020, vrasje e mbetur në tentativë ndaj Hamza Tërziu, sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy